Drama shfaq moralin seksual dhe ideologjine klasore te kohes, permes takimeve te njepasnjeshme erotike mes te personazheve, qe shfaqen para ose pas nje takimi seksual. Me personazhe nga te gjitha nivelet e shoqerise, drama ofron nje pasqyre te vertete sociale, ku kontakti seksual i kalon kufijte e klases. E botuar fillimisht privatisht, ne vitin 1900, vepra u vu ne skene per here te pare ne vitin 1920 dhe shkaktoi skandal dhe reagime te forta. Dy titujt e shfaqjes: "Reigen" ne gjermanisht dhe "La Ronde" ne frengjisht, i referohen nje valleje rreth e qark, qe gjendet ne thuajse gjithe popujt evropiane.
Drama u shtyp per here te pare ne vec 200 kopje, qe u shperndane dorazi mes miqsh. Ne vitin 1903, botimi i pare publik ne gjuhen gjermane doli ne Vjene dhe shiti rreth 40,000 kopje. Skandali qe pasoi, solli censurimin dhe ndalimin nje vit me vone. Me 1908-n u ribotua me mundim ne Gjermani dhe me 1912-n u perkthye ne frengjisht, me 1920-n ne anglisht dhe me 1923-shin ne holandisht.
Drama u shfaq per here te pare ne teater me 23 dhjetor 1920, ne Berlin, dhe me 1 shkurt 1921 ne Vjene. Nje prodhim i paautorizuar ish vene ne skene me heret ne Budapest, me 1912-n. Shfaqja shkaktoi reagime te dhunshme, shpeshhere masive. Schnitzler u sulmua moralisht e fizikisht ne nje fushate tipike antisemite. Shtypi i kohes e konsideronte nje pornograf hebre dhe protesta ndaj vepres u njoh si "skandali Reigen".
Megjithate, drama u pelqye gjeresisht dhe nuk e humbi publikun, sidomos ne Rusi, Cekosllovaki dhe vecanerisht ne France, ku u pershtat dy here per kinemane, ne vitin 1950 dhe 1964. Me 1982-shin, pesedhjete vjet pas vdekjes se Arthur Schnitzler, djali i tij, Heinrich Schnitzler, autorizoi shfaqen e drames ne gjuhen gjermane.
Ne vitin 1922, psikologu i madh, Frojdi, i shkruante autorit me elozhe e vleresime teper te larta.
Shfaqja zhvillohet ne vitet 1890 ne Vjene. Struktura dramatike perbehet nga dhjete skena te nderlidhura midis cifteve te te dashuruarve apo predatoreve seksuale. Secili nga dhjete personazhet shfaqet ne dy skena te njepasnjeshme, ku skena e fundit sheh Laviren qe eshte dhe ne te paren, duke mbyllur keshtu "vallen".
Ky botim vjen i shqiperuar me aq delikatese nga Loreta Schillock dhe redaktim nga Dritan Kici.
Share This Book: